KreuFashion

Ju prezantojmë me (të gjitha) shtëpitë e Donald Trump

Shtëpia më e re (e përkohshme) e Donald Trump, është Shtëpia e Bardhë. Por, biliarderi, siç mund ta imagjinoni dhe vetë, ka bërë një investim të bollshëm, përsa i përket pasurive të patundshme. Duke filluar nga New York-u, e deri në Palm Beach, më poshtë ju prezantojmë pesë shtëpite e Presidentit të Amerikës, në vende të ndryshme të SHBA-ve.

TRUMP TOWER PENTHOUSE, New York

E gjendur në gradaçielën Trump Tower, në 725 Fifth Avenue, shtëpia luksoze nuk është gjë tjetër veçse ambjent banimi i përshtatur sipas shijes së biliarderit dhe familjes së tij. Në të njejtën godinë gjenden dhe zyrat e kompanisë së Trump, teksa djali i tij 10 vjeçar, Barron, ka një kat të gjithin për vete.

 

 

MAR-A-LOG, Palm Beach

E përbërë nga 128 dhoma, ndërtuar në 1927, kjo pronë njihet ndryshe, si “prona madhështore e Palm Beach”.

SEVEN SPRINGS, Bedford, New York

Kjo rezidencë përmban 60 dhoma, 15 prej të cilave janë dhoma gjumi. Trump pagoi 7.5 milion dollarë në 1996, me perspektivën për ta kthyer në një klub golfi.

TRUMP NATIONAL GOLF CLUB, New Jersey

Këtu Trump ka realizuar disa takime me njerëz potencialë të kabinetit, si Rudi Giuliani, Wilbur Ross dhe Mitt Romney. Në të njëjtën pronë, Ivanka Trump dhe Jared Kushner realizuan dasmën e tyre, në vitin 2009.

AMBLEMARE ESTATE, Virgina

Me një përfitim prej afro 1100 akër vreshta rrushi, Trump arriti ta blinte këtë pronë për 8.5 milion dollarë. E shndërruar edhe për qëllime biznesi, Amblemare Estate është pjesë e Trump Hotels, dhe thuhet se kushton 309$ nata. Por, duke qenë se ndodhet dy orë e gjysëm (me makinë) larg Washingtonit, mendohet se Trump do ta shndërrojë së shpejti, në shtëpi personale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF