KreuKuzhine

Pak fantazi në sallatën tuaj…

Është e bukur për të parë, e shijshme për t’u ngrënë. A keni menduar ndonjëherë t’i shtoni krijimtari artistike pjatave tuaja në kuzhinë? Frymëzohuni nga ushqimi i shëndetshëm, ‘hani bukur’dhe ushqehuni me përbërës sa më të shijshëm.

Sallata, një pjatë e preferuar prej të gjithëve e cila përgatitet lehtë dhe shpejt, ka receta të pafundme, është një pjatë e këndshme, e shijshme dhe e ushqyeshme.

Për këtë sezon të nxehtë veror ju këshillojmë pjata plot ngjyra, me frutat dhe perimet e freskëta të stinës. Kemi përzgjedhur për ju një recetë fantastike frutash të freskëta me salcë portokalli dhe mangoje. Ja se si ta përgatisni në shtëpi:

Përbërësit: 2 fruta të mëdha(mollë ose dardhë), 2 pjepra ose shalqinj, 1 kokërr shegë, 1 papaja, 1 hurmë, 3 copë kumbulla të thata, 3-4 kivi, 2 nektarina dhe disa  lule të ngrënshme për garniturë.

Për salcën e portokallit dhe mangos: 2 mango të pjekura, lëngu i shtrydhur prej një portokalli të madh, 3 kumbulla të thata pa bërthamë dhe 2 lugë lëng kokosi.

Ju bëftë mirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF