KreuCelebrity

Forma e trupit ‘hourglass’ – cilat janë femrat me hiret më perfekte?

Standartet e bukurisë ndryshojnë nga një periudhë në tjetrën, duke bërë diferenca jo të vogla mes viteve dhe ‘formave ideale’ të trupit, që manifestohen herë pas here. Kemi parë shpesh video nga më të ndryshmet, se si ka evoluar bukuria ndër shekuj, edhe pse së fundmi, me zhvillimin e teknologjisë, ky lloj etiketimi nuk arrin të mbetet i njejti nga viti në vit. Ajo ҫka duhet theksuar është se, ҫfarëdo që të reklamohet sot, nuk mund të hedhi poshtë atë që realisht kënaq syrin. Kjo mund t’i tejkalojë kriteret e bukurisë së përkohshme, por historia ka treguar se një trup seksi ka mbetur i tillë gjithmonë në këndvështrimin tonë, pa marrë parasysh në po flasim për një femër të vitit 1900 apo një tjetër të 2017-s. Një ndër format më të preferuara trupore për meshkujt dhe femrat, ajo që shndërron siluetën në një bombë-seksi, do mbetet ‘hourglass’. Sophia Loren, Elisabeth Taylor, Kim Novak, janë vetëm disa nga emrat e ekranit, që u shndërruan në ikona marramendëse bukurie, falë hireve dhe tipareve të tyre. Dita Von Teese, Jennifer Lopez, Kim Kardashian etj, janë vajzat e kohëve moderne, të cilat gëzojnë të njejtat karakteristika, duke na kthyer edhe një herë vëmendjen drejt një trupi të bollshëm ë të dëshirueshëm për syrin. Në galeri do të gjeni 20 femrat me trupat më të bukur ‘hourglass’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF