KreuCelebrity

Një  Ferrari si e Devisit!

Ai njihet për humorin që e karakterizon, si në emisionin investigativ ku është bashkëprezantues me aktorin Dorian Ramaliu, edhe në postimet e shumta në rrjetet sociale.

Ka mjaftuar postimi i një fotoje të aktorit Devis Muka sot pranë qendrës së Tiranës, për t’u bërë objekt komentesh e urimesh, teksa pozon i veshur me të zeza përpara një Ferrari po të zezë.

Bien menjëherë në sy atletet e bardha të Devisit, si dhe dicitura mbi foto: ‘BLEVA DHE UNE … një palë ATLETE të BARDHA’, shoqëruar me disa smile.

Kanë qenë të menjëhershme komentet dhe reagimet e ndjekësve, të cilët gjithashtu nën petkun e humorit e kanë uruar Devisin.

Ku i dihet? Ndoshta pas atleteve të bardha aktori mund të bëhet vërtetë me Ferrari!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF