KreuArt

Helena Bonham Carter dhe Johnny Depp: dy dashuritë e mëdha të Burton

Tim Burton dhe Helena Bonham Carter ishin ndër çiftet më të pëlqyer të botës së kinematografisë. Në një kohë, kur komercializmi reklamoi pafund Brangelina-n, ata që ishin disi më të interesuar për artin, ndjenin dobësi për dyshen gotike Helena-Burton. Dy vite më parë, jashtë çdo parashikueshmërie, qarkulloi lajmi për ndarjen e tyre, që (fatkeqësisht për fansat), rezultoi i vërtetë. Por, tani do ta anashkalojmë këtë pjesë, për aq kohë sa filmat e realizuara së bashku, kur ai qendronte prapa kamerës e ajo përballë saj, janë të shumta. Kështu, nuk do mundemi t’i shohim asnjëherë larg njëri-tjetrit, me apo pa dëshirën tonë. Një tjetër dashuri e Burton është aktori i tij fetish, Johnny Depp. Performimi i tij krahë për krahë Helena Bonham Carter është aq i shpeshtë, saqë nuk mbetej gjë tjetër veçse fansat ta komentonin me humor këtë…përsëritje, le të themi. Batutat nuk kanë munguar as nga vetë aktorët, dhe këtu mund të kujtojmë një shprehje të Depp gjatë një interviste: “Është disi e çuditshme, por Burton më bën gjithmonë të vras gruan e tij nëpër filma. Nuk e di pse, por është vërtetë e çuditshme.” Prodhimi i vitit 2013, “The Lone Ranger” ishte i vetmi, që i gjeti aktorët bashkë, por jo nën kopetencat regjisoriale të ish-bashkëshortit të Helena-s. Në galeri ju paraqesim secilën herë, që Johnny Depp dhe Helena Bonham Carter performuan në të njejtin film. Janë njëkohësisht edhe sugjerimi ynë, për mbrëmjet e famshme të kinemasë, në rehatinë e ambjenteve shtëpiake.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF