KreuFashion

Në tavolinë shtohet edhe Orange Wine

Ngjyrat tipike të verës janë e bardha, e kuqja dhe rozeja, por kohët e fundit është duke fituar gjithnjë e më shumë terren vera me ngjyrë portokalli.

Pas një suksesi fantastik në Japoni, Australi, Francë dhe SHBA është duke pushtuar edhe Italinë fqinje joshja ndaj ngjyrës së katërt të verës, një nektar portokalli e zbehtë prodhuar nga rrushi i bardhë nëpërmjet shtrydhjes së zgjatur.

Mushti në fermentim qëndron për një kohë të gjatë me lëkurën e rrushit, duke marrë nga kjo ngjyrën portokalli.

Përfundimi është një verë me gaz, jo e filtruar, në gjendje të çlirojë aroma interesante që i përket gjithashtu edhe një pune ekologjike në vreshta, pa përdorur asnjë pesticid.

Për prodhuesit e kësaj vere, aktualisht, Italia është tregu i fundit, ndërsa tregu i parë është Japonia sepse shija e athët dhe mbi të gjitha nënshija heq aromën e yndyrës tek peshku krudo, duke u shfaqur një pije ideale për të shoqëruar pjata tradicionale japoneze si sushi dhe sashimi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF