KreuCelebrity

Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?

Përveçse një nga blogeret më në zë të momentit, ajo njihet edhe për natyrën e saj sportive. E kemi parë të angazhuar në not bashkë me vajzën e saj, po ato çka dominojnë më tepër në My Story-n e Irena Kitës, janë fotot gjatë aktiviteteve gati të përditshme në tenis. Blogerja është shprehur se ky sport, është një ndër pasionet e saj. Por, duket se kostumin e tenisit të Irenës, e ka veshur edhe një sportiste e famshme rumune, Simona Halep. Duke qenë se, Kita i ndjek lajmet më të fundit të kësaj fushe, ka zbuluar këtë detaj jo të vogël, të cilin nuk ka nguruar ta ndajë me fansat. ”Ndërkohë, në Roland Garros, më kanë marrë kostumin”, shkruan me shaka blogerja, e cila ka postuar menjëherë më pas, një foto të sajën, ku shihet me të njejtën paraqitje si Halep. Në galeri do të gjeni postimin e plotë. Si mendoni, kujt i shkon më shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF