KreuArt

Rikthim i serialit “Friends”, po apo jo?

“Friends” është një nga seritë më të dashura të fansave, që do të donin t’i shikonin 6 miqtë të ktheheshin në apartamentin që e bëri kult serinë.

Matthew Perry, që luante Chandler Bin, nuk ka reshtur së menduari për ato kohë, por ka një ide preçize dhe pak të favorshme për një ribashkim të mundshëm.

Për revistën Vanity Fair , Perry tha se “kam këtë mankth , të gjitha netët , që bëjmë Friends dhe asnjë njeriu nuk i intereson. Bëjmë të gjithë serinë, kthehemi në transmetim dhe asnjeriu nuk i intereson. Kështu që nëse dikush më pyet nëse dua të ribëj Friends , unë do të them jo: seria ka patur një finale të rëndësishme. Nuk mund ta mundim. Atëherë përse duhet ta bëjmë përësëri”.

Me rikthimin e Will & Grace dhe serive të tjera kult të njohura në vitet ’90, shumë janë të bindur se është momenti që të rishikojmë bashkë Chandler (Matthew Perry), Rachel Green (Jennifer Aniston), Ross Geller (David Schwimmer) dhe motrën e tij Monica (Courteney Cox), Joey Tribbiani (Matt LeBlanc) dhe Phoebe Buffay (Lisa Kudrow).

Kanë kaluar 10 vite nga transmetimi i episodit të fundit dhe siç duket të parët që nuk e duan një ribashkim janë aktorët. Në të kaluarën i vetmi që ishte për një ribashkim ishte Matt Le Blanc.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF