KreuFashion

Sfidoni vapën me këto modele flokësh!

Flokët e gjatë ju torturojnë në këto muaj të nxehtë? Ne do ju japim disa ide se si t’i kaloni me sa më pak vuajtje këto temperatura të larta.

T’i lini flokët tuaj lëshuar do kërkonte një guxim të madh, pasi të gjithave na ka ndodhur ndjesia e pakëndshme të na ngjiten flokët në pjesën e qafës. Si në plazh, apo edhe për të dalë me miq për një aperitiv, ju këshillojmë t’i mblidhni flokët tuaj në një mënyrë sa më të përshtatshme, për t’u dukur sa më ndryshe dhe elegante, madje në një kohë fare të shkurtër. Ndiqni propozimet tona:

Kjo do të ishte një zgjidhje mjaft e shpejtë dhe praktike për ju që kërkon vtëm pak minuta për të pasur një look shik dhe disi të çrregullt. Ndajini flokët tuaj me vizë në mes, dhe nga të dyja anët e kokës në mënyrë simetrike mblidhni dy topuzë të vegjël e të lirshëm. Mund të lini edhe ndonjë baluke përpara ose anash e cila do ju ëmbëlsojë portretin së tepërmi.

Një model tjetër që ju propozojmë është të përshtasni në majë të kokës një topuz në formën e ëmbëlsirës donut. Jepini volum flokut tuaj që nga pjesa e sipërme e kokës dhe më pas mblidhini flokët mu aty në majë. Mund të përdorni një llastik të hollë për të fiksuar flokët në mënyrë të barabartë. Në fund, mund të bëni dy gërsheta të hollë më ndonjë pjesë floku të mbëtur dhe ta sillni përqark topuzit.

Flokë të mbledhura, dyfish të mbështjella. Ndajeni pjesën e sipërme të kokës në dy seksione. Pastaj bashkojini ato pas qafës, gjysmë të mbledhura duke i fiksuar me karfica. Shpupuritini ato me dorë, për t’i dhënë një pamje disi të çrregullt. Po kështu veproni edhe me gjysmën tjetër të flokëve tuaj.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF