KreuArt

10 fakte që nuk i keni ditur për “Djalli vishet me Prada”!

“Djalli vishet me Prada” ka 10 vjetorin e premierës këtë vit, e kjo nuk mund të kalohej lehtë. ‘Variety’ nuk ka nguruar të zbulojë më tepër, nga ajo që çmendi kryesisht femrat në 2007. Ramin Satoodeh mori iniciativën të kontaktonte Meryl Streep, Anne Hatheway, Emily Blunt, Stanley Tucci, si dhe regjisorin e producentët e filmit, për të zbardhur një histori të tërë, sidomos të periudhës parapërgatitore, që do ta gjeni të përmbledhur më poshtë, në vetëm 10 pika:
1. Meryl Streep fillimisht ka marrë një ofertë qesharake përsa i përket pagesës, prandaj aktores iu desh të detyronte kompaninë ta paguanin dyfish.
2. Anne Hathaway nuk mund të punonte gjatë orëve të vona të darkës, sepse ish i dashuri, Rafaello Follieri nuk e lejonte.
3. Kompania filmike FOX dëshironte Rachel McAdams për rolin e Andy-t, por aktorja e refuzoi ofertën, që të qendronte larg komercializmit.
4. Hathaway e dëshironte kaq shumë rolin, saqë nuk ka nguruar t’i thotë kompanisë: “Më punësoni!”
5. Më shumë se 100 aktore kaluan në audicion për rolin e Emily Blunt.
6. Personazhi i Emily-t presupozohej të ishte amerikan, por në audicion Blunt e lexoi pjesën me theksin e saj anglez, e që atëherë ky vendim ndryshoi.
7. Stanley Tucci e pranoi rolin pas plot 72 orësh të ditës kur duhet të zbriste në set.
8. Katër skenarë të ndryshëm u propozuan, deri sa u zgjodh aktuali.
9. Streep ndryshoi frazën e fundit të Mirandës, nga “Të gjithë duan të jenë si unë”, në “Te gjithë duan të jenë si ne”.
10. Stanley Tucci takoi gruan e tij të ardhshme – motrën e Blunt – gjatë këtij produksioni.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF