Cili nga 6 meshkujt shqiptarë udhëheq më mirë Instagramin? 0 119

Jemi mësuar t’iu kushtojmë më shumë vëmendje femrave, kur vjen puna tek stili dhe paraqitja e tyre. Por, bota e të famshmëve shqiptarë është po aq e pasur me emra, edhe pse nuk ndodh shpesh t’iu kushtohet shumë rëndësi kujdesit që meshkujt tregojnë ndaj figurës së tyre. Kështu, ne sot kemi përzgjedhur 6 personazhe, të cilët përveҫse janë shumë aktivë në karrierat e tyre artistike e televizive, ata tregojnë dhe një përkushtim të veҫantë ndaj profileve në rrjetet sociale. Kemi parë postime të ndryshme, ku dallohet fryma artistike e fotove, profesionale ose jo. Nëse Ledion Liҫo publikon më shumë foto bardh e zi të portretit të tij, Drini Zeqo është i dashuruar pas natyrës, që shërben si sfond për shumicën e imazheve të moderatorit. Flori Mumajesit vështirë t’i gjehet ndonjë postim krejt i vetëm, pasi gjithmonë është i shoqëruar nga miqtë e tij, njëkohësisht kolegë. Alban Skënderaj shihet ose nën shoqërinë e fansave gjatë një performance, ose krahë Miriamit dhe vajzës së tyre, për të cilat nuk rresht së shprehuri dashurinë. Ledri Vula shfaqet gjithmonë në vende të ndryshme jashtë Kosovës, si një turist tipik plot stil e tejet simpatik, që di të ndajë foton e realizuar bukur nga ajo amatore. Capital T na dhuron vetëm frymën e luksit, duke pozuar në ambjente te tilla apo pranë makinave shumë të shtrenjta, që i shkojnë për shtat karakterit të këngëve të reperit. Në galeri do të gjeni disa nga fotot më të bukura të personazheve, dhe në fund, sigurisht, duhet të gjidhni se cili është i preferuari juaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *