KreuCelebrity

Një dedikim i sinqertë, nga Emina, për bashkëshortin

Kemi folur shpesh për mënyrën e saj të jetesës, marrëdhënien me familjen e luksin që e rrethon. Sinqeritetin e Emina Cunmulaj e pamë edhe gjatë fotove të publikuara para dhe pas lindjes së vajzës, ku këtë proçes, sa të vështirë, po aq të bukur, modelja nuk pati problem ta ndante me fansat nëpërmjet imazheve. Bashkëshorti i saj u pa më pranë Cunmulaj se kurrë, në këtë përjetim të veçantë, e sot, Emina i ka dedikuar një frazë sa të thjeshtë, aq edhe kuptimplotë, babait të vajzës së saj. “Sepse pranë teje mund të jem gjithmonë vetvetja, e unë nuk kërkoj për diçka më shumë”, kanë qenë fjalët shoqëruese të postimit më të fundit nga modelja, ku shihet krahë për krahë bashkëshortit. A ka buruar ky dedikim, si rrjedhojë e ndonjë eventi të veçantë mes çiftit? Këtë nuk e dimë ende, vetëm mund të themi se ndoshta Emina nuk e ka problem ta shprehi dashurinë edhe në ditë të zakonshme. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF