KreuFashion

Tonet e makup-it sipas ngjyrës tuaj të syve!

Sa herë që ndihemi jo të freskëta përsa i përket pamjes së jashtme, apo në evente të veçanta, ai i cili na vjen fillimisht në ndihmë, është pikërisht grimi. Le të themi, se ngjason me shkopin magjik, që bën të mundur transformimin e dëshiruar, duke na dhënë një tjetër paraqitje. Por, ndodh shpesh që rezultati të mos jetë ai i dëshiruari, pa ditur të shpjegojmë çfarë nuk shkon. Epo, ndoshta keni harruar atë pjesë të fytyrës që të tjerët shohin të parën tek ju: sytë! Nëse mendoni se çdo lloj toni i përshtatet syve tuaj, gaboni. Ngjyra e tyre do kombinimin e duhur, si çdo gjë tjetër, për një pamje sa më joshëse e tërheqëse. Ndiqni këshillat në galeri, për të bërë zgjedhjen e duhur, herën tjetër që do të vendosni të përdorni grim. Do të na falenderoni në fund…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF