KreuFashion

Eventet në Bordo/25 vjet Kastrati

Shqipëria tashmë ka sallonin më të madh në Ballkan, të ekspozimit dhe shitjes së automjeteve të gjigandit Mercedes Benz. Lideri Kastrati Group festoi 25 vitet e suksesit në treg.

Në një ceremony madhështore, në datën 22 Maj 2017, Kastrati Group, inauguroi investimin e rëndësishëm të tij, hapjen e Auto Star Albania Sh.A, që është edhe një kohësisht përfaqësuesi eksluziv i markës prestigjioze Mercedes-Benz në Shqipëri.

Hapja e këtij show- room-i mbresëlënës, mblodhi në një natë feste shumë figura publike të artit, biznesmenë dhe politikanë. Me mijëra të ftuar shijuan nga afër luksin dhe fjalën e fundit të teknologjisë që Daimler AG dhe i mirënjohuri Mercedes-Benz, sjellin në Shqipëri. Kompania e organizimit të eventeve dhe formesimit të dekoreve, “Amar Events”, u kujdes për çdo detaj të organizimit të eventit, duke harmonizuar dekorin sa klasik dhe avantgard, e duke percjellë  tek të ftuarit rëndësinë dhe unicitetin e këtij organizimi.

“U deshen mbi 13 mln Eur, 9 muaj pune me orare të zgjatura që ky projekt madheshtor i ideuar nga një grup arkitektësh shqiptarë në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Mercedes Benz në Gjermani, të kthehej i gjithi në realitet. Ne jemi shumë krenarë që kemi ruajtur të gjitha standardet e përcaktuar nga Mercedes-Benz dhe që po vendosim një shembull të ri e modern për përfaqësitë e markave automobilistike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Në jemi krenarë që përfaqësojmë denjësisht brand-in Mercedes-Benz dhe moton e tij “The best or nothing”;-tha Zv. Presidenti i Kastrati Group, Z. Leonard Kastrati.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe një nga veteranët e kompanisë meme, 40 vjet përfaqësuesi Daimler AG, Z. Hans Georg Kullik, i cili vlerësoi vizionin e kompanisë Kastrati Group, dhe siguroi mbështetjen e tij të mëtejshme.

“Aktivitetin e Mercedes Benz në Shqipëri, e kam drejtuar që në fillesat e tij nga zyrat e Mercedes-Benz në Stuttgart, por edhe këtu. Si edhe gjatë viteve të fundit, kam punuar dhe drejtuar atë duke qenë edhe në funksionet e tjera. Kastrati group me këto investime të rëndësishme financiare, ka treguar guxim, ka treguar besim në zhvillimin e ardhshëm të infrastrukturës shqiptare, dhe është i përgatitur më së miri për këtë. Sigurisht që në këto ambiente që janë ngritur sot këtu, mund të zhvillohet një aktivitet i gjerë dhe i larmishëm, jo vetëm në sektorin e autoveturave, por edhe në atë të  makinave.” – tha Përfaqesuesi i Daimler AG, Z. Hans Georg Kullik.

Një vlerë  e shtuar për qytetin e Tiranës, e cilësoi Kryebashkiaku Z. Veliaj, investimin e rëndësishëm që do të ndihmojë ekonominë shqiptare.

“Nuk besoj se ka kenaqësi më të veçantë se sa të kesh si  pamje të parë, sapo vjen nga Aeroporti i Rinasit, apo sapo vjen nga porti i Durrësit, dhe të mirëpritesh nga një nga logot më  të njohura në  botë. Sot, Mercedes Benz, njihet si brandi ndoshta më  i njohur në të gjithë botën.

– Dhe të hapë rrugën për në Tiranë, një logo e tillë, e ndërtuar me shumë cilësi, me kaq shumë përkushtim dhe me energji të mirë, është një kompliment për Tiranën, një gjë që unë  e trajtoj me shumë respekt.”; tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj.

Në  shenjë vlerësimi dhe falenderimi, bashkëpunëtorët dhekolegët e Presidentit të Kastrati Group Z. Shefqet Kastrati, shfaqën një filmim emocionues ku tregohej puna këmbëngulese e tij në këto 25 vitet e ekzistencës së kompanisë lider në treg.

Mbrëmja kulmoi në një spektakël fishekzjarresh masive, të cilat edhe shpallen të hapur show-room-in për t’u vizituar nga të ftuarit prezentë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF