Grimieri i motrave Kardashian, së shpejti në Tiranë! Zbuloni pse! 0 508

Ato janë motrat më të famshme në të gjithë botën. Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale numërohen miliona ndjekës, të cilët kanë kureshtje për të parë si jetojnë, ku i kalojnë pushimet, çfarë veshin, apo si grimohen motrat e famshme Kardashian-Jenner. Meqë jemi tek grimi, e dini se cilët janë duart që qëndrojnë pas zbukurimit të fytyrës së Kim, Khloe, Kendall apo Kylie?! Ai quhet Ariel Tejada dhe prej vitesh është i besuari i familjes së njohur për imazhin e tyre. Make-up artisti numëron më shumë se 1 milion ndjekës në instagram dhe është kthyer në kuratorin e imazhit edhe të shumë personazheve të tjerë të njohur botëror.

Për të apasionuarit pas make-up-it në Shqipëri vjen një lajm shumë i mirë, pasi në Tetor artisti Ariel do të vijë në Tiranë, për të dhënë disa leksione për make-up profesional. Grimieri i preferuar i familjes Kardashian do të sjelli për herë të parë në Shqipëri masterclass-in më të madh të make-up-it profesional. Ndërkohë deri atëherë Bordo do t’ju mbajë në dijeni për detaje të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *