KreuArt

Ndriçim Xhepa dhe personazhet e këtij numri të BORDO

Ky numër veror i BORDO është menduar që të rrijë gjatë në duart tuaja. Aty poshtë çadrës, pranë diellit dhe pamjes së pakrahasueshme që ofron deti jemi të sigurt që BORDO do t’ju argëtojë dhe takojë me disa nga personazhet tuaja të preferuara. Ata i përkasin artit dhe sportit, medias dhe letërsisë dhe të gjithë vijnë ekskluzivisht për BORDO. Përmes intervistave apo artit të tyre!

Kështu aktori i madh NdriçimXhepa ka folur për jetën e tij, momentet më të bukura, por dhe ato që e vënë në mendime e dilema… Sidomos kur bëhet fjalë për djalin e tij 10-vjeçar Martinin.

Joni Kraja, piktori avangard sjell “shtëpizën” e tij të re, “Gallery 70”.

Diana Çuli, shkrimtarja më e rëndësishme shqiptare vijon serinë e tregimeve të dashurisë eksluzivisht për BORDO,  me “Dashurinë kanion”.

Gjithashtu, do të takoni; karikaturistin Bujar Kapexhi, skenografen dhe piktoren Berina Kokona, aktoret Egla Ceno dhe Suela Bako, interior designer Rea Xhillari, basketbollistin Gent Lasku, gazetarët Eno Popi e  Bledi Salaj…  Galeria e fotove sugjeron disa prej shkrimeve të BORDO! Të tjerat zbulojini duke e bërë për vetë këtë numër.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF