KreuCelebrity

Ardit Gjebrea emocionohet nga dorëshkrimi i Agollit!

Relata e moderatorit Gjebrea, me shkrimtarin Dritëro Agolli është e një lloji të veçantë, (sidomos) për aq kohë sa Arditi ishte në kulmet e tij si muzikant. Poezia “Kur të jesh mërzitur shumë”, u kthye në tekstin e një prej këngëve më të bukura shqiptare, e kompozuar dhe interpretuar në versionin origjinal nga vetë Gjebrea. Ditën e sotme, Elona Agolli, vajza e shkrimtarit, i ka dhuruar moderatorit “një emocion të madh” (siç e cilëson vetë ai), duke i dhuruar një dorëshkrim të të atit. Aty, mund të lexohen disa mendime të përmbledhura për poezinë në tërësi, ashtu sikurse nuk mund të mungonte emri i Arditit. Mësojmë se viti i shkrimit të poezisë shënjon në 1984, edhe pse muzikanti e shndërroi në këngë ende pa u botuar libri me përmbledhje poezish i autorit, një vit më pas. “…ajo u bë shumë e njohur”, shprehet Agolli në dorëshkrim, e kjo me siguri ka prekur me krenari, egon artistike të Gjebrean… Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF