KreuFashion

Mënyra më e mirë për zbardhjen e dhëmbëve në shtëpi!

Njësoj si flokët e dendur e të shkëlqyeshëm, dëshira për dhëmbë të bardhë e të shndrritshëm është shndërruar në një propagandë kozmetike, pas së cilës po rend shumica. Problemi i të realizuarit këtë, nëpërmjet aparaturave të ndryshme, qendron në faktin e prishjes së smaltit, duke bërë kështu që dhëmbët t’i ndjeni më sensitivë. Por, ka disa mënyra shumë efikase, të cilat çojnë në rezultate të njejta bardhësie, ndër të cilat më e rekomanduara është ajo me sodë buke dhe lëng limoni. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme:
Përzieni disa lugë çaji sodë buke, me lëng limoni, aq sa të krijohet një masë, në formën e kolinozit. Pastroni dhëmbët fillimisht, vetëm me ujë. Pas 3 apo 5 minutash, aplikoni masën me sodë e limon në sipërfaqen e dhëmbëve, me anë të furçes tuaj personale. Lëreni për një minutë, e më pas shpëlani gojën me ujë të bollshëm.
Do të shihni se për pak ditë, do të keni një buzëqeshje vezulluese, siç gjithmonë keni ëndërruar!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF