Nuk do ta besoni në cilën lagje jeton Rita Ora…

Të gjithë e dimë se vendbanimi i Rita Orës është kryeqyteti anglez, që në një periudhë shumë të shkurtër kohore është përballur me një sërë fatkeqësish për londinezët. Lajmi më i fundit, vë në qendër të vëmendjes një pallat banimi, i cili u gjend mes flakësh, duke marrë jetë njerëzish, e duke bërë që shumë të tjerë të deklarohen të humbur. Këngëtarja këtë herë nuk është prononcuar vetëm për hir të fatkeqësisë, por duket se kjo ndodhi e prek më shumë nga ç’e mendojmë. “Oh Zot, kjo është lagja ime! Nuk më besohet që po ndodh!…Dikur kam luajtur në atë bllok”, ka shkruar Rita poshtë një fotoje të ndërtesës në flakë. Ora shpreh ndër të tjera keqardhje e ngushëllimet e saj për të gjithë të prekurit nga një fatkeqësi e tillë, duke premtuar se do të bëjë të pamundurën për t’i ndihmuar me ç’të jetë. Me siguri artistja e ka kaluar me shumë vështirësi të gjithë situatën, që ka ndodhur kaq pranë vendbanimit të saj. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.



 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *