Pasditja e kinemasë: rikthim tek ‘A Clockwork Orange’

Dita e djeshme ka gjetur Malcolm McDowell duke festuar ditëlindjen e tij të 74-ërt, e fansat nuk mund të mos kujtonin rolin më të famshëm të aktorit. Kështu, shumë profile në rrjetet sociale u mbushën me postime të filmit ‘A Clockwork Orange’, i cili është konsideruar ndryshe si një nga prodhimet kult më të bukur të të gjitha kohërave. Është padyshim një tjetër vulë e artë e Stanley Kubrick në botën e kinemasë, që sjell në jetë, edhe pse me një fund ndryshe, novelën e Anthony Burgees. Përfshirja politike e sociale e filmit, çoi në ndalimin e tij jo vetëm në Angli (vendi i prodhimit), por edhe në shumë vende të tjera të botës. Kush u fsheh pas arsyetimit të ndalimit të dhunës e nuditetit, ashtu sikurse të tjerë ishin të painteresuar politikisht për të. Kritikët ‘e masakruan’, por publiku arriti t’ia kuptonte vlerat e vërteta pas pak vitesh. Filmi ndiqet me dashuri nga shumë të rinj sot, pasi mesazhet që përcjell i përkasin asaj ane njerëzore, e cila nuk do të ndryshojë kurrë. Nën shoqërinë marramendëse të protagonistit Alexander Delarge (Alex), ju do të humbisni sensin e hapësirës dhe kohës, duke ngritur shumë pikëpyetje për shoqërinë përreth. Nëse ende nuk e keni parë, iu këshillojmë të mos humbisni më kohë, sepse në fund, do të na falenderoni!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.