KreuCelebrity

Ajo çfarë bëri Adele për viktimat në Londër flet shumë…

Edhe pse është një nga këngëtaret më të fashme në botë, Adele ka shfaqur anën më humane të karakterit. Pa u prononcuar në asnjë media të shkruar apo vizive, këngëtarja ka qenë e pranishme mes familjarëve të viktimave në Londër. Bashkëshorti i saj nuk e ka lënë vetëm, duke ndihmuar kështu të dy në shpërndarjen e ushqimeve e asaj çka konsiderohet bazë për jetën. Shumë të pranishëm janë prekur nga ky gjest i Adele, e nuk kanë nguruar të shkruajnë në rrjetet sociale lidhur me këtë. Një prej tyre shprehet i impresionuar nga fakti që lajmi për ardhjen e saj mbeti totalisht anonim, duke treguar kështu thjeshtësi, e jo arrogancën prej një figure të famshme. Madje dhe fotot e publikuara nga fansat, janë të realizuara në mënyrë amatore, nga vetë të pranishmit. Adele sapo i shtoi pikë vetes, e bashkëshortit të saj, sigurisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF