KreuCelebrity

Bella dhe Rihanna shfaqen njësoj!

Ato nuk janë vetëm dy nga emrat më në zë të momentit, por edhe dy mikesha të mira. (Eh, Rihanna ka dobësi për miqësitë me modelet!) Edhe pse me profesione të ndryshme, si Riri, ashtu dhe Bella Hadid janë gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë flitet për modën. E këtë herë, modelja ka zgjedhur stilin e Rihanna-s, pasi është parë në rrugë me fustanin që këngëtarja ka veshur në klipin “Work” – në versionin e parë të tij, më konkretisht. Hadid ka ekspozohet me po të njejtat bikini, duke imituar në detaje artisten. Mesa duket, fustani i stilit xhamaikan, ka ndikuar shumë tek këto të famshme, të cilat kanë shkuar drejt së njejtës zgjedhje. Klikoni në galeri e na thoni, sipas jush, cilës i përshtatet më tepër?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF