KreuCelebrity

Elvana Gjata nuk i harron fansat!

Ka publikuar këngën më të re, një bashkëprodhim i PooBear me David Guetta. Aq mjaftoi që fansat, por edhe miqtë kolegë, ta përgëzonin pafund për këtë nismë drejt famës ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë që Elvana harroi gjithçka nga e nisi, pasi para pak minutash ajo ka bërë një dedikim ndaj adhuruesve në Instagram. Pas një falenderimi të madh posaçërisht për ta, këngëtarja premton se ka shumë për të bërë, e se ky është vetëm fillimi. “E vetmja gjë që mund të bëj, është të shpresoj të mos ju zhgënjej, e t’ju bëj ju e veten KRENARE”, ka thënë ndër të tjera Elvana, e cila pas disa rreshtash të shkruara në gjuhën angleze, nuk ka harruar të përmbylli dedikimin me një nga fjalët më të bukura shqipe: “Ju dua!” Duke i uruar artistes shumë suksese, ju ftojmë të klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF