Tom Cruise ka tre vite pa takuar të bijën…

(“Ose kështu thonë gojët e liga”)
Gjatë premierës së filmit “Mummy”, një nga pyetjet e shumta që iu drejtuan Tom Cruise ishte nëse vajza e tij kishte aftësi aktoriale, ashtu sikurse prindërit. Nga aktori ka ardhur një përgjigje e sikletshme, e llojit “Kush e di, kush e di”, për ta kaluar menjëherë temën e bisedës tek vetja. Pas shumë historive të treguara për nisjen e karrierës si aktor, e punës së vazhdueshme që bën në këtë drejtim, shumë gazetarë kanë rrëfyer se Cruise ka plot tre vite pa kontaktuar me të bijën. Ata shpjegojnë se hera e fundit që të dy janë parë bashkë, ka qenë në 2014, ku aktori u fotografua me Surin në një park publik. Që nga ajo kohë, Tom dyshohet se as nuk e ka telefonuar vajzën e tij 11 vjeçare. Zgjedhje e çuditshme kjo, por kur vjen puna tek yjet, surprizat nuk kanë fund…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *