VIP-at shqiptarë dhe pasioni për InstaFood në 24 orë…

Është bërë e modës tashmë, që përpos selfie-ve dhe belfie-ve, të fotografohet edhe ushqimi apo pija shoqëruese e tavolinës ku aktualisht je ulur. Një fenomen ky, që dalëngadalë po kthehet gjithnjë e më shumë në një objekt tallës, nga ata të cilët nuk i preferojnë sa duhet rrjetet sociale. Por, përtej kësaj, nuk ka asnjë rregull të shkruar apo të pashkruar për ndalimin ose jo të të tilla postimeve. E duke u nisur nga kjo, shumica e  yjeve, si botërorë, ashtu edhe shqiptarë, janë përfshirë prej kohësh në një trend të tillë. 24 orët e fundit kanë qenë më aktivet përsa i përket relatës VIP – ushqim – Instagram. Duke klikuar në MyStory, mëson se brenda një dite mund të shohësh pjata të ndryshme, nga emra po aq të ndryshëm të të famshmëve. Është kjo një mani, e cila i ka përfshirë pa e kuptuar, apo thjesht një qëllimësi për të publikuar më shumë nga jeta e tyre luksoze? Duke marrë parasysh që jo çdo foto e postuar mbart edhe luksin me vete, mendojmë se secili përfshihet pak tek të dyja kategoritë. Në galeri do të gjeni 9 personazhet shqiptarë, që rendën pas InstaFood gjatë një dite të plotë. Jo keq, apo jo?

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *