KreuCelebrity

Era ka një motër të famshme, e ajo nuk është Nora!

Shumë kohë përpara se Era të dilte në tregun muzikor, të gjithë ndjekësit e muzikës shqiptare e njihnin shumë mirë Nora Istrefin. Këngët e saj ritmike, ashtu sikurse baladat e shumta të dashurisë, ishin përplotësuese të figurës së saj, që ndër të tjera konsiderohet si seksi nga shumica. Por, fati ishte i tillë, që Era t’ia dilte pak më tepër duke i kaluar kufijtë e vendit, e për këtë kemi folur disa herë. Thjesht sot zbuluam, që një tjetër artiste e famshme, me përmasa ndërkombëtare tashmë, e konsideron më të voglën e familjes Istrefi, si motrën e saj. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, e cila e ka marrë shumë në konsideratë postimin e Erës në Instagram, e cila uron kolegen për arritjen më të fundit, nëpërmjet postimit të klipit “Forever is over”. Kaq i është dashur Elvanës, për të komentuar nga profili zyrtar në Instagram: “Motra ime e vogël”. Epo, marrëdhënia mes artisteve është më e ngushtë nga ç’e dinim…Mund të jetë i mundur një bashkëpunim mes tyre?! Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF