Ermal Meta di të fluturojë!

Ai ishte bërë i njohur në Itali për këngët e tij dhe si kompozitor e tekstshkrues për artistë të tjerë, por në Shqipëri u bë i famshëm vetëm pas pjesëmarrjes në festivalin Sanremo me këngën ‘Odio le favole’.  Që nga ajo periudhë, Ermal Meta gëzon vëmendje edhe nga fansat e publikut shqiptar.

Pjesëmarrja e tij në festivalin Sanremo të sivjetshëm, në të cilin u pozicionua në vend të tretë me këngën ‘Vietato morire’ përcaktoi edhe emrin të cilin këngëtari ka vendosur për turneun e tij veror në qyetete të ndryshme të Italisë nga qershori deri në tetor.

Ai poston shpesh edhe foto nga studiot muzikore, projektet e afërta apo me miqtë artistë. Sot, Ermali ka ndarë me fansat një foto të tijën teksa performon duke u hedhur në skenë, duke u shprehur se ai së bashku me këngëtarin Gianni Morandi dinë se si të fluturojnë!

Këngëtari e ka ilustruar më së miri këtë postim të tijin, i veshur me një T-shirt në të cilën janë stampuar krahët e një engjëlli në pjesën e shpatullave.

I urojmë këngëtarit të shijojë turneun dhe pse jo, të publikojë edhe ndonjë hit të ri!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *