Qerpikë më të fortë e të gjatë me vetëm 3 përbërës! 0 77

Ashtu sikurse çdo gjë tjetër në ditët e sotme, edhe qerpikët gjejnë zgjidhje artificiale, për një pamje sa më joshëse të fytyrës. Duke filluar që nga qendrat e estetikës, e deri tek rimelët apostafat për rigjenerimin e qerpikëve, na vijnë në ndihmë, kur ndjejmë humbjen apo dëmtimin e tyre. Por, ndodh që kimikatet e shtuara në të tilla mënyra artificiale, të ndikojnë në shëndetin e syrit, e kjo nuk i leverdis askujt. Duke qenë se qerpikët kanë strukturë të njejtë me flokun, përbërës si vaji, çaji i kamomilit apo vaselina, jo vetëm që reduktojnë humbjen, por ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të rritjes së qerpikëve. Veproni si më poshtë, për rezultate mahnitëse:

1. Përpara se të shkoni në shtrat, aplikoni vaj ulliri në qerpikë. Lajini të nesërmen sapo të zgjoheni, e do të shihni se shumë shpejt do të shtohen e forcohen, si kurrë më parë.
2. Lyjini gishtat me një sasi të vogël vaseline, e masazhoni lehtë qerpikët, sidomos në rrënjën e pjesës së sipërme të kapakut të syrit. Në mëngjes, hiqeni vaselinën me ujë të ftohtë.
3. Nëse dëshironi që qerpikët të mos thyhen lehtë, aplikoni çaj kamomili në një pecetë tualeti të pambuktë, e sigurojini që t’i lyeni sa më mirë. Shplarja e mëtejshme nuk është e nevojshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *