KreuFashion

Dashuria për akulloren që çon në çmenduri

Së fundmi, artistët e make up-it janë frymëzuar nga shija e mirë. Look-u juaj veror do të kishte nevojë për një make up me prekje ngjyrash argëtuese dhe interesante.

Mendoni për një akullore të madhe në portretin tuaj. Akulloret janë të shijshme apo jo?

Ky është trendi i fundit i artistëve të make up-it në Instagram, foto ilustruese dhe video-tutorials me temën e akullores, ëmbëlsirës më të dëshiruar të verës. Madje disa prej artistëve, e zbukurojnë imazhin edhe me kaushë të vërtetë, dhe një prekje të fundit me xixa ose shkëlqim në fytyrë.

Sigurisht që nuk do të dilni rrugës me një akullore të pikturuar në fytyrë përgjatë gjithë verës, por ndoshta do të keni ndonjë ide më të qartë se si të maskoheni me ide origjinale për Halloween. Për t’u njohur me këtë trend shfletoni galerinë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF