Lori Hoxha e quan ‘jetë’

Jo vetëm Sara, por edhe Lori ka shkuar me pushime. Motrat Hoxha dinë si t’i shijojnë pushimet dhe të ndajnë me ndjekësit e tyre momente të bukura dhe interesante të kulturave të vendeve të cilat ato vizitojnë.

Lori, trashëgimtarja e Top Media, është duke pushuar në një resort në bregdetet e Meksikës duke në përditësuar pothuajse çdo ditë me pamje nga plazhet.

Sot, duke pozuar me një libër në dorë, Lori ka ndarë më ndjekësit një bindjen e saj. Ajo është shprehur se ndoshta do të mund të kishte muskuj barku në një formë më të mirë në qoftë se ushqimi karakteristik meksikan takos nuk do të ishte ‘jetë’. Mesa duket, Lorit po i shijon shumë ushqimi vendas.

Motra e saj Sara, njihet për humorin që e karakterizon nëpër komente. Së bashku me ndjekësit e Lorit, edhe ajo ka lënë një koment në profilin e së motrës. Sara komenton se ato ‘Kështu shprehen  për të gjitha ushqimet në përgjithësi’.

Sigurisht që ushqimet janë jetë, e megjithatë  Lori  vazhdon të jetë si gjithmonë në një formë mjaft të mirë fizike.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *