Nuk do ta besoni çfarë vë në fytyrë Miranda Kerr, për të patur lëkurë si të bebes

Supermodelja Miranda Kerr duket se ka ngrirë me kohën, pasi në fytyrën e saj nuk mund të gjesh qoftë edhe një shenjë rrudhe, apo edhe mimike. Të gjithë e admirojmë lëkurën e saj si të bebes dhe kureshtja për të ditur se çfarë bën ylli i modelingut për të patur një lëkurë të tillë është shumë e madhe. Epo duket se Kerr është treguar shumë bujare, pasi ka ndarë me ne sekretin e bukurisë së saj. Mund t’ju duket e pabesueshme, por trajtimi që bën modelja për lëkurën e fytyrës së saj është ai me shushunja. Po, po ajo i lë ato në fytyrë në mënyrë që gjallesat të thithin gjakun dhe më pas ai gjak lihet në fytyrë si  një maskë për disa minuta. Kjo procedurë bën që lëkura të tërhiqet dhe të duket shumë më e re dhe më e rigjeneruar. Epo bukuria do sakrifica dhe mesa duket kjo terapi me shushunja duhet provuar. Përderisa e bën Miranda Kerr.., pse jo!

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *