KreuArt

11 filmat më të bukur për t’u parë në ditën e baballarëve

Ashtu sikurse nënat kanë marrëdhënien e tyre të veçantë me fëmijët, baballarët luajnë një rol disi model në jetën e tyre. Edhe pse mbetet ende një diskutim i hapur për kohët moderne, edhe sot pas kaq shumë kohësh civilizim, ai që trashëgohet është mbiemri i babait. Ndoshta, figura mashkullore ndikon në më shumë se në një drejtim në jetën e secilit, e roli i meshkujve në familje mbetet ende i vlefshëm po aq sa i nënës. Nuk po flasim këtu për patriarkalizma, por le ta pranojmë: ka disa lloje problemesh në jetë që na bëjnë t’i kthejmë sytë nga baballarët. Kinematografia si gjithmonë ka qenë aty, sa herë është dashur të diskutohet një temë e tillë. “Hajduti i biçikletave” do të na bëjë të qajmë sa herë e shohim, ashtu sikurse “Krammer vs Krammer” do të na rrënqethë gjithmonë, sado kohë të kalojë. Në galeri do të gjeni 11 filmat më të bukur, ku marrëdhënia baba-fëmijë ka arritur një tjetër shkallë kuptimi. E me këtë rast, për aq kohë sa ekzistoni, është meritë edhe e babait, kështu që mos harroni t’i uroni festën. (Ne ju thamë!)

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF