KreuFashion

9 modele pantallonash të shkurtra, për ditët e nxehta të 2017

Folëm për bikinit, fustanet, sandalet, madje dhe kombinimet më të përshtatshme për këtë sezon. Por, a nuk ju ka munguar diçka tjetër? Nuk i kemi thënë të gjitha, pasi vera nuk ka kuptim pa një nga veshjet karakteristike të saj: pantallonat e shkurtra! Shumica e vajzave, mezi presin ardhjen e ditëve të nxehta, për ekspozimin e këmbëve në rrugët e qytetit, pikërisht me anë të këtij modeli. E përveç bukurisë, një tjetër anë pozitive e tyrë është dhe rehatia. Për aq kohë, sa vapa bëhet më e përballueshme kur vishemi shkurt, atëherë gjysma e problemeve është e zgjidhur. Madje dhe koha që do t’i kushtoni të veshurit është e paktë, pasi një palë xhinse të këtij lloji, nuk duan gjë tjetër veçse një bluzë apo kanatjere sipër, dhe kaq! Sportive dhe seksi, e ku ka më bukur…Në galeri ju paraqesim 9 modele të pantallonave “shorts”, të cilat do të jenë inspirimi juaj për dy muajt në vijim. Dispononi ndonjë model të ngjashëm në garderobë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF