KreuFashion

Benefitet e konsumit të ananasit

Ananasi shpesh shihet thjesht si një nga frutat më të shijshëm tropikal, pasi karakterizohet nga shija e ëmbël dhe përzierja e butësisë me të fortën. Përdorim të shpeshtë gjen edhe tek pijet, sidomos kokteilet jo-alkolike. Por, ananasi është shumë më tepër sa kaq! I pasur me vitamina, ky frut sjell shumë të mira për organizmin. Është koha ta shihni me tjetër sy këtë produkt tradicional të Hawait, që përpos pamjes bizare e të këndshme, bën që trupit tonë t’i qendrojnë larg faktorë të jashtëm dëmtues. Lexoni listën e mëposhtme, e do të shihni se do të blini vetëm ananas, herën tjetër që do dilni për pazar:

1.I pasur me vitaminë C, e cila mbron organizmin nga infeksionet dhe inflamacionit.
2.Ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt.
3.Rol kyç në tretjen e ushqimit e reduktimin e fryrjes pas konsumit të vaktit.
4.Parandalon dobësimin e shikimit, si rezultat i përmbajtjes së antioksidantëve.
5.Bën që kockat të forcohen akoma dhe më shumë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF