Beyonce sjell në jetë binjakët…???

Ose të paktën kështu janë thashethemet! Profili ‘Beyonce News’ në Twitter, ka spekuluar se një tullumbac blu, e një tjetër rozë, shoqëruar me një tufë lulesh, janë dërguar në spitalin e Los Anxhelosit, me rastin e ardhjes në jetë të binjakëve Carter. Nëse kjo rezulton e vërtetë, nuk do shumë mend për të zbuluar gjininë e tyre: vajzë e djalë. Obama, mesa duket, ka nënkuptuar tjetër gjë gjatë shkrimit drejtuar Jay Z, por kjo nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë tani. Të vegjëlit janë vëllai dhe motra më e re e Blue Ivy, fëmijës së parë dhe të vetëm të një prej çifteve më të famshëm në botë. Duke marrë parasysh se motra më e madhe shquhet për emrin bizar, pritet që i njejti fenomen të ndodhë dhe me binjakët, emrat e së cilëve nuk mendohet të jenë të zakontë. Sa për garderobën – Beyonce nuk ka për të zhgënjyer as këtë herë, e kjo është e sigurt. Edhe pse folëm shumë, gjithë çka aludohet mbetet ende e kategorizuar si thashethem. Por, kur ka zë, s’është pa gjë, apo jo?



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.