KreuCelebrity

E patë përzgjedhjen e syzeve të Angelinës?!

Origjinale apo jo, një gjë është e sigurt: Anxhelina di të përgjedhë, kur vjen puna tek paraqitja e jashtme. Sot, nuk na tërhoqi vëmendjen ndonjë veshje në veçanti, por nuk mundëm t’i hiqnim sytë nga fotot më të fundit të saj, të publikuara në Instagram. Arsyeja? Syzet e diellit, të cilat nuk janë aspak të zakonshme. Fillimisht, blogerja paraqitet me një palë syze të zeza e të mëdha, me disa kapje të vogla metalike, në vend të konturit. Po të njejtin model, edhe pse disi më transparent, e ka sjellë më parë në qendër të vëmendjes Kylie Jenner, e cila njihet ndër të tjera për firmën që disponon së bashku me të motrën “Kendall&Kylie Sunglasses”. Fotot në vijim, e gjejnë Anxhelinën me syze të bardha, e nuk po flasim këtu për modelet e ekspozuara nga Gigi apo Bella Hadid. Ky aksesor mban një emër të veçantë, e jo më kot. Jackie Kennedy i preferonte së shumti, për këtë arsye ato ndryshe njihen si Jackie O Sunglasses. Në galeri do të gjeni postimet e Anxhelinës, si dhe personazhet e famshëm, të cilët blogerja i ka zgjedhur si inspirim për këtë fundjavë. Si mendoni, a do t’ju përshtateshin dhe juve po kaq shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF