KreuCelebrity

Ja cili është mendimi i Vesës për të bukurën

Prej disa ditësh tashmë mësuam se një nga të ftuarit në “E Diell” do të ishte Vesa Luma. Këtë na e bëri të ditur vetë këngëtarja, e cila ka shprehur jo pak gjatë kësaj interviste. Mes batutash mes Vesës e Adit, të cilët njihen që nga koha e “Ethet e së premtes mbrëma”, moderatori i shtroi pyetjen se pse ishte e vetmja nuk bëhet pjesë e televizioneve shqiptare, ashtu sikurse ka qenë në Prishtinë. “S’më ka ftuar njeri”, përgjigjet Vesa me humor, e Adi ia ka kthyer me shaka se duhet ta kërkonte ajo vetë. E pyetur lidhur me fushatën pragzgjedhore, këngëtarja u përgjigj se po ndjek të rejat më të fundit, edhe pse nuk pati asnjë pronocim ndaj pyetjes “Çfarë mendimi ke për kryeministrin?” Moment tjetër pikant, ishte kur Vesa shprehu opinionin e saj mbi të bukurën, duke thënë se edhe pse shpesh e ka konsideruar veten të bukur, kjo e fundit gjithsesi është e rrezikshme, e sipas Vesës, me rëndësi është bukuria e brendshme. Pas tre performancave live, çka të mbetej tjetër në mendje ishte fakti që Luma theksoi më shumë se një herë emicionet që ndjente sa herë ngjitej në skenë. Wow, edhe pas kaq shumë vitesh Vesa?…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF