Një tjetër arritje për Katy Perry-n, por jo në lidhje me muzikën!

Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme të muzikës pop, e cila njihet për natyrën e saj sa të ëmbël, aq edhe ekspresive. Katy Perry ka arritur një fitore të një tjetër lloji, larg asaj çfarë jemi mësuar të shohim në MTW Awards apo festivale të këtij lloji. Artistja është e para përoduese e rrjetit social Twitter, e cila ka arritur të ketë plotë 100 mijë ndjekës, që nga dita e parë e hapjes së një llogarie personale, e deri më sot. E kjo nuk ka mbetur në hije nga administratorët e Twitter, të cilët I kanë bërë një dhuratë të këndshme këngëtares. Bëhet fjalë pikërisht për një ikonë emoji të krijuar posaçërisht për të: pikërisht një zemër, brenda së cilës shkruhet “100M”. Katy Perry ka lënë pas, kështu, rivalen e saj Taylor Swift, me një shifër prej 85.1 milion ndjekësish. Nuk e kishim menduar se ekzistonin dhe të tilla fitore, apo jo?





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.