KreuFashion

Si mund të shpëtoni nga rrathët poshtë syve?

Shpesh, ndihemi më të lodhur se e zakonshmja ose thjesht mund të keni vënë re, se po ju theksohen çdo ditë e më shumë rrathët e zi poshtë syve. Një pamje e tillë humbet freskinë e fytyrës, duke treguar kështu mplakje të parakohshme. Epo, tashmë jeni mësuar me sugjerimet tona për zgjidhjen e këtyre problemeve, në kushtet shtëpiake. Si për shumëçka tjetër, edhe këtë herë limoni vjen në ndihmë, si një zgjidhje e përkryer e këtij shqetësimi. Përmbajtja e vitaminës C është faktori që ndikon në zhdukjen e rrathëve të zinj. Aplikoni çdo natë lëngun e limonit në zonën problematike, me anë të një pambuku. Mbajeni për 15 minuta e më pas shplajeni. Përsëriteni për disa javë, çdo mbrëmje, e shijoni pamjen tuaj të re.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF