Çfarë sjell konsumimi i kafes për organizmin tonë?

Ekzistojnë dy grupime njerëzish: ata që mendojnë se kafja dëmton organizmin, e të tjerët që janë të sigurt për krejt të kundërtën. Është e vërtetë që kafeina mund të shkaktojë pagjumësi, por sot ne do të flasim për benefitet që ajo sjell për organizmin. Edhe pse shumë anojnë nga efektet negative, e vërteta është më ndryshe nga ç’e mendoni. E pasur me antioksidantë, kafeina ka vetinë të reduktojë risqet për sëmundje të rënda e të papërballueshme. Duke qenë se ka në përmbajtje katër lloje vitaminash (B1, B2, B3, B5), si dhe magnez, fosfor etj, një filxhan kafe do të ishte perfekt nëse do të kombinohej gjatë ditës me fruta, të cilat nga ana tjetër, janë të pasura në antioksidantë.
Nuk duhet të harrojmë se kafeina është një substancë psiko-aktive, e cila stimulon mirëfunksionimin e trurit. Kjo lëndë bllokon prodhimin (nga truri) e një hormoni, të quajtur adenozin. Duke bërë këtë, kafeina rrit aktivitetin e trurit, duke çliruar kështu neurotransmetor, si norepinefrina apo dopamina. Këto të fundit, reduktojnë lodhjen e na bëjnë të ndihemi më të gjallë. Ne ju treguam vetëm dy nga benefitet kryesore të kafes, që me siguri po e konsumoni teksa lexoni artikullin. Shijojeni sa më shumë, e jemi të sigurt se do ndiheni plot energji e motivim për këtë ditë të parë të javës.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.