KreuFashion

Gocat trendy me katër palë sy

Nuk e dimë me saktësi nëse ato vuajnë nga ndonjë çrregullim, apo thjesht preferojnë të mbajnë një skelet me xhama optikë si aksesori tendencë i momentit. Ama, një gjë është e sigurt, katër palë sy na duken më shik se sa vetëm dy!

Look-u nerd është një tendencë në rritje, që nga pasarelat e Gucci-t, te modelet e bukura, e deri te njerezit e thjeshtë në rrugë, të gjithë preferojnë ta përqafojnë këtë trend i cili nga domosdoshmëri është kthyer në fashion.

Në modelet më të preferuara përmendim ato retro me skelet aviatorësh dhe xhama të tejdukshëm. Lentet me ngjyra të çelëta, ato të rrumbullakëta, syzet me skelet metalik të argjendtë, por edhe të errët. Modelet në pasarelat e Gucci-t na sollën një tip nerd dhe shik në të njëjtën kohë, për vajzat e guximshme që preferojnë detajet dhe zbukurimet me gurë si dhe modele mjaft argëtuese. Gjithashtu rikthehet në modë skeleti aq i preferuar nga vajzat lozonjare ‘cateye’, ose forma ovale për ato që preferojnë syze më të vogla.

Syzet janë një aksesor më se i domosdoshëm për verën, shfletoni galerinë dhe zgjidhni të duhurat për portretin tuaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF