KreuBusull

Ju prezantojmë me vathët më të shtrenjtë në botë!

Vathët e diamantit në formë dardhe, të quajtur Apollo dhe Artemis (sipas Perëndive greke), u shitën në një ankand për 57.4 milion dollarë. Kështu, u vendos një rekord i ri mbi shitjen më të shtrenjtë të bërë në një ankand, për një bizhuteri të tillë. Vathët nuk ishin të njejtë në ngjyrë, duke bërë një kombinim mes rozës dhe blusë. I pari u shit për 15 milion dollarë, ndërsa i dyti për pak më shumë se 42 milionë të vlerës monetare amerikane. Apollo blu u cilësua si diamanti më i madh i ofruar ndonjëherë në ndonjë ankand, me një vlerë prej 14.54 karatësh. Ndërsa, 16 karatëshi Artemis u kategorizua si përzierja më e pastër kimikate në llojin e tij. Ankandi u mbajt nga korporata angleze me qendër në New York, e njohur ndryshe si Sotheby’s. Çmim marramendës, apo jo? Klikoni në galeri për të parë diamantet 57.4 milion dollarësh!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF