Këto fakte nuk i keni ditur për Sofia Loren

Ajo është një nga aktoret më të famshme e të talentuara në historinë e kinematografisë. Njohur ndryshe si ikona e bukurisë italiane, jeta e Sofia Loren është më bizare nga ç’e imagjinoni. Përpos diferencës së moshës prej 20 vitesh me bashkëshortin, Carlo Ponti, aktorja ka përjetuar çaste traumatike kur ishte vetëm katër vjeç, gjatë një shpërthimi shumë pranë shtëpisë së saj. Fakti që në familjen e saj mungonte figura e babait, nuk solli gjë tjetër veçse pengesa e vështirësi në rrugën drejt rritjes. Njohja me të shoqin u bë e mundur kur ajo ishte ende një adoleshente (15 vjeçare, më konkretisht), e që nga ajo kohë nuk ka patur asnjë mashkull tjetër në jetën e Sofia Loren. Më poshtë do të gjeni disa fakte, të cilat vështirë se i keni lexuar më parë për këtë bukuri italiane:

1.Pseudonimi i saj në moshë të vogël, ishte “kunjë dhëmbësh”, pasi imazhi i hollë e i gjatë i aktores nuk iu kujtonte njerëzve tjetër gjë, përpos kësaj.

2.Refuzoi propozimin për martesë nga Cary Grant, për hir të Carlo Pontit dhe diferencës rreth 30 vjeçare në moshë, që kishte me aktorin.

3.Kaloi 17 ditë në burg, si pasojë e një evazioni lidhur me taksat.

4.U bë viktimë e një grabitje bizhuterish, gjatë xhirimeve të një filmi në Angli. Hajduti i famshëm në atë kohë, i njohur si “Macja”, ishte futur me forcë në dhomën e Loren, kur askush nuk kishte qenë aty, e kishte vjedhur bizhuteritë më të shtrenjta.

5.Aktorja djeg ditarin personal çdo vit, duke arsyetuar se atë çfarë ka shprehur do ta mbetet sekret.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.