KreuCelebrity

Ku e kam parë këtë veshje?!

Në puntatën e radhës në Top Show Magazine, vetëm pak ditë me parë Albana Omani, e cila ka rolin e opinionistes në këtë program u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë blu, i gjithi prej tyli. Fustani pjesa më e madhe e të cilit ishte i tejdukshëm, është trend i kohëve të fundit, dhe shpeshherë mes bloggereve quhet edhe ‘fund-fustan tutu’. Por teksa shihja Albanën në program, menjëherë mendova “Po ku kam parë këtë veshje unë kohët e fundit?”. Ah, po tani u kujtova…Këtë Deja’vu e përjetova pasi vetëm dy javë më parë në sfilatën e organizuar nga Geraldina Sposa, një tjetër moderatore e re kishte veshur një fustan të tillë. Sara Kolami ishte një ndër të ftuarat e eventit të Geraldina dhe atë mbrëmje bukuroshja kishte zgjedhur një fustan tyli në ngjyrë lejla të hapur. Efekti ‘shoh-s’shoh’, ose tranparenca e fustanit, në versionin i Sarës ishte kamufluar nëpërmjet disa luleve dekorative në pjesën e sipërme të fustanit, pikërisht tek busti. Ndërkohë Sara kishte menduar t’i jepte një frymë paksa retro veshje së saj, duke vënë në kokë një kapele sipas stilit të viteve ’60… Kuriozë jemi të dimë cila mendoni se e ka sjellë më mirë ‘fustanin-tutu’?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF