KreuFashion

Në formë si Victoria Beckham. Po, mundesh!

Ish-pjesëtarja e Spice Girls, 43-vjeçarja Victoria Beckham, nënë e katër fëmijëve është një formë fizike fantastike. Si ta arrini edhe ju një formë të tillë?

Ajo u shpreh në intervistën për Vogue Netherlands se e gëzon këtë fizik pasi merret me stërvitje dhe ushtrime fizike të shtata ditët e javës. Ja rutina e saj e përditshme: Duket se zonja fashion e Britanisë ngrihet herët në mëngjes, stërvitet rreth një orë, e më pas zgjon fëmijët nga gjumi. I përgatit atyre mëngjesin, ku spikat tosti me avokado. Shoqëron fëmijët për në shkollë dhe rikthehet te stërvitja edhe për një orë tjetër. Bën një dush dhe niset drejt e për në punë.

Ky mund të jetë një ritëm i paimagjinueshëm për shumë prej nesh, e megjithatë ky është stili i jetesës aktive që ajo ka zgjedhur, kombinuar me mënyrën e shëndetshme të ushqyerjes. Dieta e saj ushqimore përmban shumë peshk, perime dhe fruta.

E pra, me të vërtetë që zonja Beckham buzëqesh me kursim, po do të ketë diçka që asaj i shijon, në gjithë këtë regjim, apo jo…?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF