KreuKuzhine

Një recetë e shëndetshme verore për ju

Është burim i acideve yndyrore të pasura me omega 3 dhe ka ngjyrë të gjelbër. Ju sugjerojmë një recetë të lehtë verore të shijshme e të shëndetshme: tostin me avokado. Ja se sa lehtë mund të përgatisni atë në shtëpitë tuaja: fillimisht thekni bukën, prisni avokadon në gjysmë dhe me ndihmën e një luge shtypni njërën prej gjysmave derisa të arrijë të bëhet e butë si tul. Vendoseni në një tas dhe shtoni në të pak kripë e piper. Me ndihmën e një piruni vendoseni purenë e avokados në fetën e parë të bukës dhe shpërndajeni mirë atë. Shtojini në qendër disa pomodorini të freskëta të ndara në mes, duke i lënë cepat e bukës të lirë. Mund të shtoni edhe pak djathë sipas dëshirës.

Mund ta zbukuroni tostin me ndonjë gjethe borziloku ose me pak vaj ulliri sa për shije.

Ju bëftë mirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF