KreuFashion

Origjina e emrit të firmës ‘Ray-Ban’, do t’ju habisë!

Ndodh, që kuriozitete të këtij lloji t’i anashkalojmë, duke qenë se në pamje të parë na duken krejt të parëndësishme. Ka ende njerëz që fjalën ‘e-mail’ e marrin për të mirëqenë, pa vrarë shumë mendjen se çfarë do të thotë konkretisht (electronic mail, për ju që nuk e dini ende). Kjo neglizhencë, është sa e padëmshme, po aq dhe e dëmshme, e kjo e fundit sepse nuk e lodhim trurin për të zbuluar më tepër nga ajo çfarë rrethohemi në përditshmëri. Firma e njohur e syzeve Ray-Ban, është ndër më të markat më luksoze, e famshme njëkohësisht për modelin Aviator dhe Wayfarer. Duke qenë se na është mësuar veshi duke dëgjuar Ray-Ban, origjina e këtij emri është aq e thjeshtë, sa do të na surprizojë të gjithëve. Cili është qëllimi i syzeve? Të mbrojë sytë nga rrezet e diellit. Si përkthehen ‘rreze’ në anglisht? Ray. Me siguri po e bëni lidhjen, për aq kohë sa e dini kuptimin e fjalës ‘ban’, që në shqip do të thotë bllokim/ndalim. Me pak fjalë, Ray-Ban janë më tepër ray-ban(ners), e jo më kot klasifikohen si firma më e preferuar e syzeve sot për sot. Nuk do të na kishte shkuar kurrë mendja, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF