KreuCelebrity

Stefano Gabbana replikë ndaj Miley Cyrus: “Politikë nëpërmjet postimeve? Injorancë!”

As nuk ia kishim idenë se familja Cyrus mbartte një brez ‘talentesh’, por siç thonë ndryshe, koha i zbulon të gjitha. Gjatë fundjavës, në Milano u mbajt sfilata për koleksionin e ri Pranverë/Verë 2018 nga Dolce&Gabbana, model pjesmarrës i së cilës ishte edhe vëllai i Miley Cyrus. Ishte eksperienca e tij e parë në këtë fushë, e për këtë e motra ka fotografuar modelin gjatë parakalimit në pasarelë. Nuk kishin si të mungonin as fjalët shoqëruese, që deri në fjalinë e fundit, nuk shprehnin gjë tjetër, veçse mbështetje ndaj të vëllait. Por, mbyllja e këtij dedikimi ka lënë shumë për të dëshiruar, e duket se Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana janë nervozuar shumë nga ajo çka kanë lexuar. “PS: D&G, jam në kundërshtim total të politikave tuaja, por gjithsesi më pëlqen që kompania juaj ka për qellim të mbështesë të rinjtë e talentuar dhe që i jep mundësinë atyre për të ndriçuar”. Mesa duket, kur flet për “politika”, Cyrus nënkupton angazhimin e D&G për paraqitjen e Melania Trump, gjatë vizitës në Vatikan. Stefano Gabbana ka reaguar menjëherë pas postimit të këngëtares, duke i dhënë një përgjigje të tillë: “…Ne jemi italianë dhe nuk na intereson shumë politika, sidomos ajo amerikane! Ne stilojmë fustane, e nëse mendon se po bën politikë nëpërmjet një postimi, ky është një gjest totalisht injorant. Nuk na nevojiten postimet apo komentet e tua, kështu që herën tjetër, të lutem, thjesht na injoro”. Replikë bombastike kjo, e cila me siguri e ka lënë Cyrus me gojëhapur. Ç’mendim keni për këtë ‘luftë’ të hapur mes këtyre personazheve?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF