KreuFashion

Ton i kuq në sy? Po, është e mundur, por duhet të dini këto teknika

Kur i shohim modelet nëpër pasarela, apo të famshmet e shoëbiz-it teksa kanë bërë një grim me ton të kuq në sy, me siguri shumë prej nesh na është dukur diçka shumë interesante dhe ndoshta edhe e kemi provuar për ta bërë edhe vetë në shtëpi. Vë bast që përfundimi pasi ju keni aplikuar një ton të kuq në sy, ka qenë pak a shumë i tmerrshëm, pasi me shumë mundësi jeni dukur sikur jeni sëmurë, apo keni ethe. Epo mesa duket ky lloj grimi paska disa teknika që jo çdo kush i di. Ndaj ne po i zbulojmë për ju.

Merrni një laps të kuq dhe bëni një vijë gjysmë rrethore mbi kapakun e syrit. Më pas me një furçë sfumojeni vijën e kuqe duke e zbritur poshtë deri në rrëzë të qerpikut. Ne pjesën e poshtme të qerpikëve, në rrëzë të tyre me një furçë të vogël aplikoni pak pluhur të kuq. Më pas merrni një rimel në ngjyrë të kuqe dhe lyeni qerpikët. Pasi kemi bërë të gjithë këto procedura në të gjithë kapakun e syrit aplikoni ton të lëngshëm, sigurisht në ngjyrë të kuqe. Dhe ja ku u përfundua grimi i gjithi në ngjyrë të kuqe, por me siguri pas këtyre teknikave nuk do të dukeni si të sëmura, por do të jeni gati për në pasarelë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF