KreuCelebrity

Beatrix Ramosaj, pa ndjenja?

Kjo verë duket se ka filluar plot surpriza për Beatrix Ramosajn. Fillimisht pjesëmarrja e saj ne show-n televiziv ‘Your face sounds familiar’ u mirëprit nga publiku, e më pas fitorja që i erdhi disi papritur pas ngatërresës së produksionit i cili e kishte renditur në vend të dytë pas Valon Shehut. Duket se Trixa e ka shijuar fitoren, por nuk e ka lënë me kaq.

Vetëm pak minuta më parë ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë klipin e radhës. Përmes një postimi, artistja na ka treguar datën dhe orën e saktë të publikimit, pikërisht në 22 qershor në orën 18.00. Ajo  ka ndarë me fansat një foto në të cilën merret me mend se duhet të jetë pjesë e xhirimeve, e shtrirë dhe e veshur me të brendshme të zeza dhe këpucë me taka. Një detaj tjetër që na zbulon këngëtarja është edhe titulli i këngës, titullohet ‘Pa ndjenjë’. Nuk dihet rryma së cilës do i përkasë kjo këngë e re, ama për një gjë jemi të sigurt, do shohim një Trixa tejet sensuale në këtë klip!

Kanë qenë të menjehershme edhe reagimet dhe urimet e ndjekësve të saj, disa duke u shprehur se mezi po e presin këtë projekt. Ku i dihet? Mund të jetë ky hiti veror i radhës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF